Ky është i riu Shqiptar që humbi jetën në aksident në Zvicër. Lajmin e jep Ragip Xhaka:
Me pikëllim mora lajmin e hidhur se mbrëmë, në një aksident komunikacioni në Zvicër, ka humbur jetën Blerim Salihu, djali i veprimtarit dhe kontributdhënësit të çështjes së lirisë së Kosovës, Jashar Salihu.
Të ndjerin Blerimin, e kam takuar para një viti dhe biseduam për shumë tema, duke filluar nga veprimtaria e babait të tij, për Kosovën dhe për sportin. Blerimi ishte një adhurues i madh i sportit dhe krenohej me të arriturat e shqiptarëve. Në shenjë respekti, ia dhurova fanellën e Granitit, për të cilën më falënderoi shumë.
Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Salihu në Zvicër, si dhe të afërmve e miqve të tyre në Botushë dhe Gjakovë.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
Me respekt,
Ragip Xhaka