Arben Ilazi nga fshati Çegran përfundon studimet Master të Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Bernit, Zvicër. 🇨🇭
Me përkushtim, vizion dhe punë të palodhshme, Arbeni kurorëzon me sukses një arritje të rëndësishme akademike, duke përfunduar studimet në një nga universitetet më të njohura në Zvicër.
Një detaj inspirues i këtij rrugëtimi është fakti se Albert Einstein ishte ligjërues i fizikës në Universitetin e Bernit. Gjatë qëndrimit të tij në Bern, ai zhvilloi teorinë kuantike të dritës, teorinë e relativitetit special dhe hodhi bazat e formulës E=mc², formulës më të famshme shkencore, e cila tregon se energjia dhe masa janë ekuivalente.
“Faleminderimi i takon Zotit dhe familjes sime. Me besim të plotë, jam i gatshëm për sfidat e radhës dhe për mundësitë e reja që sjell e ardhmja”, u shpreh Arbeni.