You dont have javascript enabled! Please enable it! Ky është 32 vjeçari që humbi jetën mbrëmë pas ngjarjes së rëndë në Ferizaj

Ky është 32 vjeçari që humbi jetën mbrëmë pas ngjarjes së rëndë në Ferizaj

Mbrëmë rreth orës 22:50, policia rajonale e Ferizajt ka pranuar informatën se një person ishte gjetur pa shenja jete në një banesë në katin e nëntë të një objekti banesor në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.

Është vrarë më armë zjarri në mënyrë misterioze 32-vjeçari, Florim Haxhidema. I dyshuari kryesor për vrasjen është 50-vjeçari, Muhamet Begisholli.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e Begishollit, ndërsa në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si edhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari Begisholli është ndaluar për 48 orë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion