You dont have javascript enabled! Please enable it! Ky është 19 vjeçari që humbi jetën sot pas një aksidenti me motor

Ky është 19 vjeçari që humbi jetën sot pas një aksidenti me motor

Gjatë ditës së sotme në Mleqan në magjistralen Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident të rëndë me fatalitet humbi jeten një person I moshës 19-vjeçare. Indeksonline merr vesh së bëhet fjalë për Ermal Shala.

Lidhur me aksidentin e sotëm janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi tha se ai dyshohet se është vetëaksidentuar.

“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë.Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletes (mashkull, 19 vjeçar) ishte pa shenja jete.Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ajo./Indeksonline/