You dont have javascript enabled! Please enable it! Kush ishte 42 vjeçari që u gjet mbrëmë i Pajetë në AUDI Q5 në Arrat e fshatit e Nerasht

Kush ishte 42 vjeçari që u gjet mbrëmë i Pajetë në AUDI Q5 në Arrat e fshatit e Nerasht

Kush ishte 42 vjeçari që u gjet mbrëmë i Pajetë në Arrat e fshatit e Nerasht

Më 24.11.2025 në ora 02:00 në SPB Tetovë, B.B. (33) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 18:00 bashkëshorti i saj A.B. (42) nga Tetova…

Eshtë larguar nga shtëpia me automjetin e tipit “Audi” me targa të Tetovës dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe sot rreth orës 16:15, në arat në atarin e fshatit Nerashtë…

Zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Tearcë kanë vërejtur një automjet të parkuar “Audi Q5” me targa të Tetovës. Brenda në automjet është vërejtur një person mashkull i cili nuk jepte shenja jete, ndërsa në xhamin e shoferit ka pasur një vrimë nga një predhë e shkrepur.

I njëjti në pjesën e kokës ka qenë i mbuluar me gjak dhe dyshimi fillestar është se personi është qëlluar me armë zjarri dhe një mjek nga ekipi i ndimës së shpejtë kanë konstatuar vdekjen.

Në vendngjarje ndodhet Prokurori Publik dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Tetovë, të cilët janë duke kryer këqyrjen dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për personin A.B. nga Tetova./TS