You dont have javascript enabled! Please enable it! Kurti propozon dy emra të rinj për President

Kurti propozon dy emra të rinj për President

Kurti propozon dy emra të rinj për President

Kryeministri Albin Kurti i ka propozuar PDK-së dy emra për presidentë.

Sipas tij, Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti janë emrat që LVV-ja do të propozojë për president, shkruan IndeksOnline.

“Unë besoj që në rast të përgjigjes së tyre pozitive, profesor Bekimi do të rikthehej. Përveç tij, natyrisht i kemi edhe dy emra, të cilët në këtë vit i kemi prezantuar si kandidatë për presidentë: Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, dhe të cilët, po ashtu, janë aktualë, nëse ka interesim nga opozita” tha ai.

Sipas Kurtit, nëse sipas PDK-së, votimi në lexim të dytë i projektligjit për Dhomat e Specializuara, nuk përbën shkelje kushtetuese, atëherë mund ta votojnë edhe atë sot.