You dont have javascript enabled! Please enable it! Kurti jep lajmin e madh lidhur me rritjen e pensioneve

Kurti jep lajmin e madh lidhur me rritjen e pensioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rritjen e pensioneve dhe mbështetjen financiare për qytetarët.

Në prezantimin e programit qeveritar, Kurti ka deklaruar se rritja e të ardhurave për familjet do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, në përputhje me rritjen e buxhetit dhe performancën ekonomike të vendit.

Ai ka përmendur rritjen e pensioneve, pagave në sektorin publik dhe shtesave për fëmijë, si pjesë e politikave për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Megjithatë, në deklaratën e tij nuk është bërë e ditur një datë konkrete për rritjen e ardhshme të pensioneve bazike.

Pensionet minimale në Kosovë u rritën nga 120 në 150 euro në nëntor të vitit 2025, sipas njoftimit të atëhershëm të Kurtit.