Ashtu siç është paralajmëruar nga autoritetet, nga nesër zyrtarisht nis zbatimi i sistemit “Safe City”, respektivisht do të hyjnë në fuqi gjobat, duke përfunduar periudhën paralajmëruese dhe atë të testimeve.
Kamerat e trafikut të vendosura në pika kyçe në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Korridoret 8 dhe 10, do të regjistrojnë automatikisht shkeljet, ndërsa gjobat do të dërgohen pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Policisë.
Sistemi shërben për regjistrimin e shkeljeve më të shpeshta dhe më të rrezikshme të trafikut–tejkalim i shpejtësisë së lejuar, kalim në semafor të kuq, drejtim i automjeteve të paregjistruara, si dhe parkim ose ndalim i gabuar.
Gjobat do të dërgohen nëpërmjet postës elektronike dhe postare, prandaj MPB apelon që qytetarët të kontrollojnë dhe përditësojnë të dhënat e tyre në pikat për kontroll teknik ose në sportelin e veçantë në objektin e RTVM-së.
Shkeljet dhe sanksionet në kuadër të projektit “Safe City”
-Për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në vendbanim, ku shpejtësia e lejuar është 50km/h
- • Deri 10 km/h- gjoba deri 15 euro
- • Nga 10 deri 30 km/h- gjoba 50 euro
- • Nga 30 deri 50 km/h – gjoba nga 300 dhe ndalesë për vozitje të automjetit nga 3 deri 12 muaj
-Për tejkalim të shpejtësisë jashtë vendbanimit
- • Deri 30 km/h- gjoba deri 20 euro
- • Nga 30 deri 50 km/h- gjoba deri 50 euro
- • Nga 50 deri 70 km/h- gjoba 300 euro dhe ndalesë për drejtim të automjetit nga 3 deri 12 muaj
-Për kalim në semafor të kuq
- • Gjobë deri 250 euro dhe ndalesë për drejtim të automjetit nga 3 deri 12 muaj
-Për parkim në vend të ndaluar
- • Gjoba në shumë prej 25,40,150 dhe 180 euro, në varësi të shkeljes
-Për pjesëmarrje në trafik me veturë të paregjistruar
- • Gjoba deri 500 euro
• Nëse nuk kanë kaluar 30 ditë nga skadimi i regjistrimit, gjoba është 100 euro