Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, deklaroi: “Diku në të kaluarën time, pa dyshim që kam një lidhje shumë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë.”
Ai foli për rrënjët e tij arbëreshe gjatë ceremonisë së “Miqve shqiptarë të Parlamentit”, përpara ambasadorit shqiptar në Canberra dhe komunitetit shqiptaro-australian. Babai i tij, Carlo Albanese, ishte marinar nga Barletta e Pulias, në jug të Italisë, ku jeton një komunitet arbëresh.