You dont have javascript enabled! Please enable it! Konfirmohet lajmi, ja kur nis “Big Brother VIP Albania 6”

Konfirmohet lajmi, ja kur nis “Big Brother VIP Albania 6”

Fansat e “Big Brother VIP Albania” nuk do të presin edhe shumë për edicionin e ri të spektaklit.

Produksioni ka konfirmuar se edicioni i gjashtë do të nisë në muajin dhjetor, megjithëse data e saktë ende nuk është bërë e ditur.

Lajmi u bë publik përmes një postimi në Instagram, ku u publikua edhe një trailer me personazhe nga edicionet e kaluara.

“Shumë kanë hyrë në atë derë. Asnjë nuk ka dalë i njëjtë. Disa humbasin. Të tjerë fitojnë gjithçka. E gjithë Shqipëria, një lojë! Big Brother VIP, nga dhjetori!”, thuhet në njoftimin e produksionit.

Pas publikimit, ndjekësit e spektaklit kanë shprehur entuziazmin dhe padurimin për nisjen e sezonit të ri.