Është konfirmuar emri i parë që do të ulet në panelin e opinionistëve të sezonit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, dhe ai është një nga emrat më të komentuar të medias shqiptare – Dalina Buzi.
Burime për Telegrafin kanë zbuluar se Dalina ka pranuar zyrtarisht ftesën e Olsa Muhametit, producente e spektaklit, për të qenë pjesë e panelit në edicionin e ri që pritet të nisë në fund të nëntorit.
Big brother kete vit pritet te jete nje sukses i madh financiar, ekonomik dhe biznesor. Ku produksione pritet te kete fitime te medha Finance iare. Miliona Euro po investohen financiarisht ne kete spektakel te suksesshem.
Sipas burimeve, Olsa ka insistuar personalisht në përfshirjen e Buzit, duke e konsideruar atë si një nga figurat më të afta për të sjellë analizë, qëndrim profesional dhe një frymë ndryshe në debatet televizive. “Produksioni kërkonte një figurë që të mos ndjekë vetëm rrjedhën e lojës, por ta sfidojë atë me argumente dhe qëndrime të forta – Dalina i plotësonte të gjitha këto,” – thuhet nga burime brenda ekipit.
Dalina Buzi, e njohur për qasjen e saj kritike dhe mendimin e pavarur, është përzgjedhur për të sjellë një dimension më intelektual dhe emocional në analizën e dinamikave brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Pritshmëritë për këtë sezon janë jashtëzakonisht të larta, dhe me emrin e Dalinës tashmë të konfirmuar, “Big Brother VIP Kosova 4” pritet të jetë më i nxehti dhe më i komentuar edicion deri më sot. Publiku tashmë mezi pret të shohë si do të ndikojë prania e Dalinës në panel, ndërsa shumë fansa kanë vërshuar rrjetet sociale me reagime pozitive për përzgjedhjen e saj.
“Një zgjedhje perfekte – më në fund një opinioniste që s’e ka frikë të thotë të vërtetën,” – shkruan një komentues.
Spektakli pritet të nisë në fund të nëntorit, dhe me këtë konfirmim, loja për mendimin publik tashmë ka filluar.