You dont have javascript enabled! Please enable it! Klipi mjaft rrëqethës/ Publikohet kënga e fundit e Shpat Kasapit (VIDEO)

Klipi mjaft rrëqethës/ Publikohet kënga e fundit e Shpat Kasapit (VIDEO)

Ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë më parë bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvija, një tjetër projekt i artistit ka parë dritën e publikimit.

Bëhet fjalë për këngën “Nana”, e cila është publikuar zyrtarisht në YouTube dhe vjen si pjesë e angazhimit të familjes për të sjellë tek publiku krijimet që Shpati nuk arriti t’i publikonte gjatë jetës së tij.

Lajmin e kishte bërë të ditur vetë Selvija, e cila premtoi se do të vazhdojë të ndajë me fansat projektet muzikore që artisti kishte lënë të papërfunduara, duke mbajtur gjallë kujtimin dhe trashëgiminë e tij artistike.