You dont have javascript enabled! Please enable it! Kjo është një nga Xhamitë ku mblidhet Komuniteti Shqiptar në Zvicër

Kjo është një nga Xhamitë ku mblidhet Komuniteti Shqiptar në Zvicër

Ashtu si çdo Ramazan, edhe ky Ramazan na gjen me freskinë shpirtërore dhe vëllazërinë me xhamitë tona mike.

Kjo natë ishte një freski e veçantë për dy xhamitë tona, Xhamia El Hidaje dhe Xhamia Xheneti.

Me rastin e ndërrimit të imamëve, përjetuam një mbrëmje të mbushur me mysafirë, ligjërata, ilahi dhe këshilla të ndërsjella, duke forcuar lidhjet mes nesh dhe duke shtuar dashurinë për shtëpitë e Allahut.

Një falënderim i veçantë shkon për Hfz. Mehaz Alija, ndihmës imamin Haruni, si dhe muezin Nejazi Sinani për prezencën, ligjëratat dhe ilahitë që e zbukuruan këtë mbrëmje dhe na freskuan zemrat.

Allahu i shpërbleftë të gjithë kontribuuesit dhe e forcoftë vëllazërinë mes nesh. 🤲
Me Respekt
Xhamia Xheneti