You dont have javascript enabled! Please enable it! Kjo është Mishtorja e Mërgimtarit nga Çegrani i Gostivarit në Zürich, Zvicër

Kjo është Mishtorja e Mërgimtarit nga Çegrani i Gostivarit në Zürich, Zvicër

Metzgerei “Te Sharri“ adresa ku mund të blini suxhukun e “Sharrit” . Suxhuku më i shijshëm në Zvicër me shijen nga vendlindja. Reportazh me pronarin e ndërmarrjes Metzgerei The Sharri Zotri Bardhyl Imeri nga Çegrani i Gostivarit.

Të nderuar lexues të gazetës kombëtare “Bota Sot” pasi jam gati çdo ditë në udhëtim në gjitha rajonet e Zvicrës shpesh më shtrohet pyetja ku mund të blejmë suxhuk të mirë dhe të shijshëm si në shtëpi në vendlindje. Un me ju tregu të vërtetën kur e kam provuar suxhukun e “Sharrit” që e prodhon mishtorja e Sharrit kam pas nji përshtypje se jam te kuzhina popullore The Sharri në Gostivar . Nëse keni vizituar Gostivarin me siguri keni provuar qebapat dhe suxhukët e kuzhinës popullore The Sharri .

Z.Bardhyl na tregoni kur e keni hapur mishtoren tuaj në Seebach?
Ne e kemi hapur mishtoren tonë më datën 22.12.2010 . Edhe pse jemi një mishtore që është e hapur për nji kohë të shkurtë kemi arritur të kemi një klientelë të rregullt dhe në rritje për shkak kualitetit dhe çmimet e lira çka i kemi.

Z.Bardhyl na tregoni pak se si e keni arritur ta bëni suxhukun e “Sharrit” kaq të shijshëm si në vendlindje?
Ne kemi traditë dhe përvojë për prodhimin e produkteve të mishit se ka kohë të gjatë që në Gostivar e kemi mishtoren tonë dhe kuzhinën popullore The Sharri ku po ashtu i shijojnë njerëzit produktet tona. Edhe këtu e kemi prodhimin tonë në Weinfelden ku i therim viçat dhe mushtjerat vetë i prodhojmë po ashtu vetë dhe prandaj ne e dimë që kualiteti është që e shet produktin. Po mundohemi ta bëjmë sa më kualitativë dhe sa më të shijshëm që populli ynë mos ta hetoj që është në mërgim po le ta ndjej veten se janë në vendlindje duke I shijuar produktet tona.

Na tregoni në përgjithësi se çka shitni në mishtoren tuaj?
Ne shesim në mishtoren tonë : mish të freskët të viqit, mushtjerës, lopës, qengjit, mish çurani , të gjitha llojet e mishrave të pulës , mish peshku, qebapë dhe hamburger që i prodhojmë vet, Salama të ndryshme si “Bratwurst, wienerli, servella etj” . po ashtu i kemi të gjitha llojet e djathrave , pijeve freskuese, çaj Drini, produktet ushqimore , faferona djegëse, shtojca të ndryshme dhe shumë produkte tjera. Por në përgjithësi ne jemi të orientuar për produktet e mishit pasi jemi mishtore. Klientët mund të shërbehen në mishtoren tonë me një ambient të klimatizuar me personel te profesionalizuar dhe me produkte të freskëta .

A kan mundësi të shërbehen edhe shitoret tjera me suxhukun e “Sharrit” , a shitni edhe me shumicë ose vetëm në mishtoren tuaj?
Ne jemi duke shitur edhe me shumicë, ka shumë shitore që furnizohen me prodhimet tona të mishit. Të gjitha shitoret dhe personat tjerë janë të mirseardhur për ti shërbyer ne mishtoren tonë.

Ku është adresa juaj?
Metzgerei Te Sharri
Leimgrübelstrasse 14
8052 (Seebach)

Si është Orari i punës në mishtoren tuaj?
Ne punojmë çdo ditë prej 09:00 – 18:30
Të shtunën prej 08:00 – 17:30