You dont have javascript enabled! Please enable it! Kjo është Kompania gjigande e Mërgimtarit Shqiptar në Zvicër, me 89 të punësuar...

Kjo është Kompania gjigande e Mërgimtarit Shqiptar në Zvicër, me 89 të punësuar…

Shefi i Misionit Konsullor z.Vigan Berisha në kuadër të takimeve me bizneset, priti në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Bilall Halimi, themelues i BT Swiss AG.

BT Swiss AG, operon në sektorin e transportit dhe logjistikës në Zvicër. Kompania disponon aktualisht 72 kamionë, në 4 lokacione në Zvicër dhe 89 të punësuar.

Ajo është aktive në ofrimin e shërbimeve të transportit, magazinimit dhe logjistikës, duke siguruar operacione të organizuara në të gjithë vendin.

Gjatë takimit u diskutua rreth aktivitetit të kompanisë dhe bashkëpunimit të mundshëm!