Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur opinionin publik, ku një grua shqiptare, Elona Kalesha, është akuzuar nga autoritetet italiane për një vrasje të dyfishtë.
Prokuroria italiane e konsideron Kaleshën si të dyshuarën kryesore për vrasjen dhe fshehjen e trupave, ndërsa motivet e krimit mbeten ende objekt hetimi.
Sipas mediave, ajo ka qenë në një lidhje me djalin e viktimave në kohën kur ata u zhdukën, çka e ka vendosur në qendër të hetimeve.
Autoritetet italiane kanë theksuar se bëhet fjalë për një krim të rëndë dhe kompleks, ndërsa procesi gjyqësor ndaj saj ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike si në Itali ashtu edhe në Shqipëri.
Gjykata e Kasacionit në Itali ka konfirmuar dënimin me 30 vite burg për Elona Kaleshën, 42 vjeçe me origjinë shqiptare, e akuzuar për vrasjen e dyfishtë dhe përdhosje të kufomës në lidhje me vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj në Firence.
Sipas vendimit të gjykatës, u rrëzua ankimi i mbrojtjes dhe u pranua kërkesa e prokurorisë për të lënë në fuqi dënimin e dhënë në shkallët e mëparshme të gjyqësorit.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, kur Teuta dhe Shpëtim Pasho u zhdukën në Firence.
Pesë vite më vonë, në dhjetor 2020, mbetjet e tyre u gjetën të copëtuara në katër valixhe të hedhura në një zonë pranë superstradës Firence-Pisa-Livorno dhe burgut të Solliçiano.

Gjykata e apelit në vitin 2025 kishte konfirmuar dënimin me 30 vite burg, duke refuzuar si kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm, ashtu edhe atë të mbrojtjes për pafajësi.