You dont have javascript enabled! Please enable it! Kjo është gruaja që u vra dje nga kunati në Kosovë

Kjo është gruaja që u vra dje nga kunati në Kosovë

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomiricë të Pejës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë kunatën e tij.

Burimet e IndeksOnline bëjnë të ditur se viktima është Arlinda Zekaj, shqiptare me shtetësi amerikane, ndërsa i dyshuari është nga komuna e Deçanit.

Ndërkohë, bashkëshorti i viktimës ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pas raportimit të një rasti të dhunës në familje dhe ishte ndaluar për 48 orë.

Pas intervistimit, gruaja ishte dërguar në shtëpinë e saj me vullnetin e saj, por më vonë ishte gjetur pa shenja jete.

Personi që dyshohet për vrasjen, i cili dyshohet të jetë kunati i viktimës, ndodhet në arrati. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./