Kjo është 27-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme në Vlorë.
Antika Bylyshaj Velaj, nënë e dy fëmijëve të mitur, ndërroi jetë pasi ra nga kati i gjashtë i një pallati, në një ngjarje që ka tronditur qytetin bregdetar.
E reja u transportua me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, duke mbyllur sytë përgjithmonë në duart e mjekëve.
Sipas informacioneve paraprake, familjarët kanë shprehur dyshime se kohët e fundit 27-vjeçarja kishte shfaqur shenja depresioni. Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe pritet zbardhja e tyre nga autoritetet.
Ndërkohë, familjarët, të afërmit dhe miqtë po përgatiten t’i japin lamtumirën e fundit Antikës, e cila la pas dy fëmijë të mitur.