You dont have javascript enabled! Please enable it! Kiara Tito reagon ndaj fjalëve për Luizin: “Kur dikush flet keq për ty, tregon…”

Kiara Tito reagon ndaj fjalëve për Luizin: “Kur dikush flet keq për ty, tregon…”

Moderatorja dhe influencerja e njohur Kiara Tito ka dhënë një përgjigje të mençur dhe të qetë ndaj pyetjeve të ndjekësve, lidhur me komentet negative që qarkullojnë për bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin.

Gjatë një sesioni pyetjesh në Instagram, një ndjekës e pyeti:

“Si ndjehesh kur bashkëshortit çfarë nuk i thonë, fjalët më negative, e si ndjehet ai?”

Kiara u përgjigj me maturi, duke përcjellë një mesazh të fortë kundër urrejtjes në rrjet:

“Kur dikush flet keq për ty, zakonisht tregon më shumë për gjendjen e tij se për ty. S’më prek, disa thjesht kanë nevojë për ndihmë, jo përgjigje.”

Moderatorja shtoi se edhe Luizi nuk ndikohet nga komentet apo shpifjet që qarkullojnë:

“Luizin e keni parë besoj që nuk merret me llafe dhe as nuk i bëjnë përshtypje shpifjet e disa njerëzve që nuk kanë një jetë.”

Ky reagim ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive, me fansat që e kanë përgëzuar për qëndrimin e saj të qetë dhe të pjekur.

Aktualisht, Kiara Tito po shkëlqen në rolin e moderatores së “Portokalli” në Top Channel, ku duket më e sigurt dhe më e pjekur se kurrë.