Këta janë tre shqiptarët që humbën jetën në Vienë,💔😢
Zoti i bëftë banorë të xhennetit.🤲
Tre djemtë shqiptarë që humbën jetën në incidentin tragjik në një kantier ndërtimi në kryeqytetin e Austrisë.
Viktimat janë Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj. Asllan Musliu ishte edhe veteran i UÇK-së.
Sipas Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve të Vjenës, rreth 120 pjesëtarë të emergjencës u angazhuan në një operacion që zgjati më shumë se katër orë dhe u zhvillua të martën në një oborr në rrugën Porzellangasse, në distriktin Alsergrund, njofton agjencia austriake e lajmeve APA, transmeton KosovaPress.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14 e 30 gjatë punimeve për përshtatjen e një papafingoje (katit të fundit – nënçatisë), ku ishin vendosur kallëpe dhe skela ndërtimi. Gjatë derdhjes së betonit, e gjithë struktura u shemb, duke zënë nën rrënoja dhe beton të lagësht disa punëtorë.
Njëri nga ta, 45-vjeçar u nxor me lëndime menjëherë pas mbërritjes së ekipeve të para të shpëtimit, ndërsa kërkimi për viktimat e tjera rezultoi shumë kompleks. Për shkak të situatës, niveli i alarmit u ngrit menjëherë në shkallën e dytë dhe u angazhuan pajisje dhe ekipe të specializuara, përfshirë njësi kërkim-shpëtimi me qen, ekip për lokalizim akustik dhe një dron për hetime ajrore.
Operacioni u vështirësua edhe më tej nga nevoja për të hapur qasjen në oborr, duke larguar pengesa si gardhe dhe dyer. Strukturat e shembura, përfshirë skelat dhe përforcimet prej çeliku, u hoqën me mjete të ndryshme dhe me ndihmën e një vinçi.