You dont have javascript enabled! Please enable it! Këta janë dy Mërgimtarët nga Zvicra që ua morri jetën burri i motrës – kishin ardhur nga Zvicra për të pamen e babait (FOTO)

Këta janë dy Mërgimtarët nga Zvicra që ua morri jetën burri i motrës – kishin ardhur nga Zvicra për të pamen e babait (FOTO)

Një ngjarje e rende ka tronditur opinionin, ku dy vëllezër, të identifikuar si Naim Morina dhe Driton Morina, janë v ra rë nga dhëndrri i tyre, vetëm pak ditë pasi ishin kthyer nga Zvicra për të marrë pjesë në të pamen e babait të tyre.

Sipas raportimeve nga mediat kosovare, ngjarja e rëndë ndodhi para shtëpisë së familjes Morina, në një moment kur familjarët ende ishin në ditë zie.

I dyshuari për rastin është Astrit Isufi, bashkëshorti i motrës së viktimave, i cili pas ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia.

Burime për “Insajderi” kanë treguar se vëllezërit kishin ardhur nga gurbeti vetëm katër ditë më parë, ndërsa konflikti që çoi në tra gjedi dyshohet të ketë pasur motive familjare.

Një dëshmitar ka rrëfyer për mediat lokale:

“Kanë ardhur nga Zvicra për t’i bërë babait të pamen, por s’e mendonin kurrë që do të përfundonin vetë në arkivol. Një tragjedi e papërshkrueshme.”

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë forca të shumta policore dhe zonën të rrethuar me shirita sigurie, ndërsa banorët e fshatit janë ende të tronditur nga ajo që ka ndodhur.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet po kërkojnë kapjen e Astrit Isufit, i cili pas vrasjes është larguar në drejtim të paditur.

Ky rast ka shkaktuar zemërim dhe dhimbje të madhe publike, pasi dy vëllezërit e vrarë ishin të njohur në komunitet si njerëz të qetë dhe punëtorë që jetonin jashtë vendit dhe kishin ardhur vetëm për të qenë pranë familjes në ditë zie.