You dont have javascript enabled! Please enable it! Kardiokirurgu shqiptar Bedri Ramadani ka realizuar transplantin e 400-t të zemrës në Klinika Universitare e Düsseldorfit

Kardiokirurgu shqiptar Bedri Ramadani ka realizuar transplantin e 400-t të zemrës në Klinika Universitare e Düsseldorfit

Kardiokirurgu shqiptar Bedri Ramadani ka realizuar transplantin e 400-t të zemrës në Klinika Universitare e Düsseldorfit, një arritje madhore për një nga qendrat më të specializuara në Evropë.

Dr. Ramadani, zëvendësdrejtor i Klinikës për Kardiokirurgji, është ndër emrat më të vlerësuar në kirurgjinë moderne të zemrës.

🔹 Mbi 7,000 ndërhyrje kardiake
🔹 Më shumë se 400 transplante zemre
🔹 Ekspert në kirurgjinë minimal-invazive

I lindur në Vaksincë të Kumanovës, me studime në Rijeka dhe specializim në Gjermani, ai ka ndërtuar një karrierë 20-vjeçare në qendrat më të avancuara të kirurgjisë së zemrës.

Përtej sukseseve profesionale, Dr. Ramadani njihet edhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm në ndihmë të komunitetit shqiptar, shpesh në mënyrë vullnetare.
Një emër që nderon mjekësinë dhe kombin. ❤️🫀