You dont have javascript enabled! Please enable it! Kapet me pasaportë false në Aeroportin e Shkupit, arrestohet shtetasi...

Kapet me pasaportë false në Aeroportin e Shkupit, arrestohet shtetasi…

​Shkup, 28 prill – Policia kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka arrestuar një 48-vjeçar nga Republika Popullore e Kinës, pasi i njëjti ka tentuar të hyjë në shtet me dokumente të rreme.

​Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur dje (më 27.04.2026) rreth orës 16:45.

Gjatë kontrollit të dokumenteve në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë kanë konstatuar se personi me iniciale J.S.V. ka paraqitur një pasaportë të falsifikuar.

​Personi në fjalë i është dorëzuar zyrtarëve policorë të SPB Shkup për procedura të mëtejshme ligjore.