Ka ndërruar jetë në Zvicër Enver Berisha nga Baica e Istogut. Binaku ishte shqiptar i devotshëm në 🇨🇭 duke ndihmuar në çdo formë komunitetin
Enveri ishte një nga patriotët konkret që me vepra të mira ka gjurmë të fuqishme atdhedashurie në mërgim🦅
Djalë hasreti dhe vëlla i 9 motrave, prehu në botën e pasosur Enver Berisha🥲
Në mëngjesin e hershëm na erdhi një lajm i zi: ka ndërruar jetë miku ynë i nderuar, Enver Berisha.
Enveri do të mbetet përgjithmonë në kujtimet tona si një mik i mirë, një humanist i madh, një shok dhe atdhetar i shkëlqyer.
Jeta është e tillë — na i merr të dashurit tanë pa pyetur për dhimbjen që na shkakton.
Zoti e forcoftë familjen Berisha për ta përballuar këtë dhembje të rëndë.
Enverin e shpërbleftë Zoti me Parajsë, e shpirti i tij i mirë pushoftë në paqe.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Enverin shkruan Saim Tahiraj