JUSUF VEJSELI-SPECIALISTI QË BËN INTERVENIMET MË TË RRËNDA NË ORGANET E ABDOMENIT(BARKUT)
JUSUF VEJSELI është një nga specialistët e dalluar që bën intervenimet më të komplikuara në Maqedoni.
Kohë më parë pa intervenim kirurgjik, zgjodhi një problem të madh te një vajzë 10 vjecare. Madje ai rastin e paraqiti edhe në rrjetin social Facebook.
“Moment historik në Spitalin “8 Shtatori”!
Për herë të parë, në spitalin tonë u realizua me sukses një procedurë ERCP tek një paciente 10-vjeçare me diagnozë choledocholithiasis, pa asnjë komplikacion.
Urime për ekipin mjekësor për këtë arritje të rëndësishme!”, shkruante mes tjerash dr. Vejseli.
Ndër vite dr.Jusufi edhe pa operim ka shëruar pacientin me cistë në pancreas, një intervenim shumë i rrëndë, por që me sukses e ka mbaruar subspecialisti i njohur i mjekësisë interne, gastroenterohepatologu dr.Jusuf Vejseli që punon në Spitalin e Qytetit “8-shtatori” në Shkup.
Ai ndërhyrjet në pancreas i realizon me sukses, duke lënë anash ndërhyrjen kirurgjike dhe duke shëruar një sëmundje të rrëndë të pankreasit vetëm përmes drenazhës endoskopike ose Cistogastrostoma.
Mjeku, Jusuf Vejseli kishte rrëfyer për portalin AMERIKA-RADIO se ishte njder krenar që ka kryer me sukses këtë intervenim, ndërsa pacienti pas 48 orëve është lëshuar në shtëpi, shëndosh dhe mirë.
Mjeku Vejseli sqaron se bëhej fjalë për dukurin e “PSEUDOCISTËS” e cila është gjetur në trupin e pankreasit në madhësi prej 8 cm, e cila eshte si rezultat e ndezjes se shpesht të pankreasit.Sipas tij këta raste gjithmon në Maqedoni janë trajtuar kirurgjikisht përmes operacionit, ndërsa mjeku Vejseli kishte vendosur që ky rast të zgjidhet pa operacion, vetëm me ndërhyrjen përmes lukthit.
Ai rrëfeu për portalin Amerika-RADIO se e gjithë intervenca për të shpëtuar jetën e pacientit kishte zgjatur 1 orë e 30 minuta dhe i gjithë intervenimi ishte kryer me sukses.
“ Intervenuam 1 orë e gjysëm në mënyr endoskopike me anë të DUODENOSCOPIT depërtuam te zbrastira e cistës me cka vendosëm, ENDOPROTEZËN e cila hapi rrugën që të eliminohet lëngu nga cista. Brenda 24 orëve cista mbeti e zbrasur.Pacientit ia ndalëm dhimbjet e barkut, ndërsa pas 48 orëve e lëshuam nga spitali që të vazhdon me ilacet në kushte shtëpiake”, deklaroi mjeku Vejseli duke shtuar se tani pa intervenim kirurgjik mund të zgjidhet kjo sëmundje.
“ Vendosa unë si mjek për herë të parë që këtë lloj cistash ta zgjidh pa intervenim kirurgjik, por vetëm në mënyr endoskopike të bëhe zbrazja e cistës së pankreasit në lukth. Rreziku kryesor te rastet me zgjerim të cistës qëndron te pëlcitja e tij e befasishme. Kjo shkakton gjakderdhje të brendshme te pacienti.”, theksoi subspecialisti i njohur i mjekësisë interne, Jusuf Vejseli.
Brenda një viti ai bënë me mijëra intervenime në lukthë, zorrën e trashë dhe mëlci dhe është një nga specialistët më të kërkuar në Maqedoni.
STATISTIKA brenda 1 viti
1000 gastroscopi
1000 colonskopi
500 eho te barkut
150 ERCP-metod ku përmes lukthit depërtohet në kanalin e qeses së tëmthit dhe hiqen kalkulet dhe vendoset STEND.
Dr.Jusuf Vejseli, është nga Cegrani i Gostivarit, është shkolluar në universitetet me renome, i edukuar dhe trajnuar në qendrat më të njohura të mjekësisë në Ballkan dhe Evropë dhe është një nga profesionistët më të kërkuar në Maqedoni.
Autor i tekstit:REXHEP ADEMI