Pamjet ne fund te artikullit:
Shpat Kasapi (1 maj 1985 – 26 nëntor 2025) ishte një këngëtar shqiptar nga Tetova, në Maqedoni të Veriut. Ai është i mirënjohur për muzikën zbavitëse pop folk.
Karrierën muzikore e filloi që në moshë të re, ku pas disa prezentimeve në festivalet për fëmijë. Fitoi cmimin e parë në festivalin Bletëzat 98 në Tetovë në moshën 13 vjeçare. Sukseset e para që paraqesin një urë kaluese nga kënga për fëmijë në atë për të rritur ishin prezentimet dhe çmimi i parë në festivalin Këngët e Stinës 2002 në Tiranë, çmimi i publikut në festivalin Nota Fest 2003 në Shkup dhe çmimi i publikut në Albafest 2003 në Shkup.
Ai u nda nga jeta, në 26 nëntor 2025 në moshën 40 vjeç, si pasojë e arrestit kardiak, në Bologna, Itali, ku ndodhej për arsye familjare.