Dhjetori në Zvicër: Ndryshimet kryesore
Ky dhjetor sjell orar të ri e më të dendur të SBB-së dhe hapje të më shumë shpatove për ski, ndër ndryshimet më të dukshme në Zvicër.
1 dhjetor – Fillimi i sesionit dimëror të Parlamentit
Të dy dhomat (Këshilli Kombëtar dhe Këshilli i Shteteve) nisin punën e fundit për 2025-ën, deri më 19 dhjetor. Në axhendë: shpejtësimi i dëbimit të kriminelëve të huaj, lejimi i mbiemrave të dyfishtë për çifte të martuara, furnizimi i ushtrisë me “municion xhepi”, mësimi i gjuhëve të huaja në shkolla dhe zhvendosja e disa vendeve të punës të Swisscom-it në Letoni e Hollandë.
1 dhjetor – Ligje të reja
• Mbrojtja e të dhënave personale: rregulla më të qarta e më të forta për kompanitë dhe institucionet.
• Pesticidet: kritere shumë më strikte për shëndetin, ujin nëntokësor dhe biodiversitetin; disa substanca mund të hiqen fare nga tregu.
14 dhjetor – Orari i ri i SBB-së dhe i gjithë transportit publik
• Bernë–Cyrih: tren shtesë InterCity në orën 16:13 (mbërrin 17:10 në Zurich HB).
• Chur–Cyrih: lidhje direkte çdo gjysmë ore me IC3.
• Ndërkombëtarisht: +2 trena Cyrih–Milano, vazhdim deri në Firence dhe La Spezia, dhe tren sezonal direkt Lozanë–Gjenevë–Marshej (prill–tetor).
• Trenat e natës Nightjet: kabina moderne me dush privat drejt Hamburgut, Amsterdamit dhe Vjenës.
Pushimet shkollore të Krishtlindjeve
Shumica e kantonëve (përfshirë Cyrihun, Gjenevën, Vaud-in) pushojnë nga 22 dhjetor deri më 2 janar (detajet sipas kantoneve në TCS).
25 dhjetor – Krishtlindjet (festë zyrtare në gjithë Zvicrën)
26 dhjetor – Shën Stefani (festë në kantonet gjermanfolëse → fundjavë e gjatë për shumë veta)
31 dhjetor – Përshëndetje 2025, mirë se vini 2026!