You dont have javascript enabled! Please enable it! Ja kush janë 3 personat që humbën jetën dje rrugës nga Shkupi për Kosovë, njëra është Mërgimtare nga Gjermania

Ja kush janë 3 personat që humbën jetën dje rrugës nga Shkupi për Kosovë, njëra është Mërgimtare nga Gjermania

Tre persona nga Vushtrria janë raportuar të zhdukur në Shkup.

Bëhet fjalë për Ejup Ternavn, Cennet Ternavën dhe Fatmire Shabanin – të cilët sipas familjarëve nuk kanë qasje në telefona që nga mbrëmë

Klankosova.tv ka kontaktuar me të afërmit të cilët kanë treguar se Fatmirja e cila jeton në Gjermani kishte arritur në aeroportin e Shkupit. Vëllai i saj bashkë me gruan e tij ishin nisur për ta marrë, por që nga ai moment nuk ka asnjë sinjal nga ta.

Njëri nga familjarët e tyre tha për redaksinë se nga dogana e kanë njoftuar se të zhdukurit nuk kanë pasur hyrje drejt Kosovës.

Po ashtu, sipas këtij familjari, janë njoftuar edhe policia dhe Ambasada në Shkup, por siç tha ai, nuk e kanë shpërndarë informacionin.