Ja çka pritet të ndodhë në Zvicër këtyre ditëve…
Pashkët janë një javë larg dhe parashikimet tregojnë një fillim jave me mot dimëror. Do të ketë vranësira, reshje shiu dhe borë deri në 400–800 m, me temperatura 0–9°C. Në Alpet veriore priten deri në 50 cm borë të re.
Nga e marta moti mbetet i paqëndrueshëm, por nga e mërkura fillon përmirësimi gradual dhe temperaturat rriten deri në 10–12°C. Jugu i vendit, sidomos Ticino, do të jetë më i ngrohtë (deri 16–17°C).
Për fundjavën e Pashkëve pritet mot kryesisht i mirë: e enjtja dhe e premtja me diell, e shtuna me vranësira të lehta, ndërsa e diela dhe e hëna me intervale dielli dhe mundësi reshjesh. Temperaturat arrijnë deri në 15°C. Në jug mbetet më ngrohtë dhe me më shumë diell, por parashikimi ende nuk është plotësisht i sigurt.