You dont have javascript enabled! Please enable it! Itali, nga sot aktivizohen kartat me 500 euro për familjet me të ardhura të ulëta

Itali, nga sot aktivizohen kartat me 500 euro për familjet me të ardhura të ulëta

Nga sot, 4 nëntor 2026, në Itali fillon aktivizimi i kartave elektronike “Dedicata a te”, përmes të cilave familjet me gjendje më të vështirë ekonomike përfitojnë nga 500 euro për blerjen e produkteve ushqimore bazë.

Për këtë ndihmë nuk kërkohet aplikim, pasi familjet përzgjidhen në bazë të gjendjes së tyre ekonomike dhe kritereve të përcaktuara me ligj.
Kush mund t’i përfitojë 500 eurot?

Përfituesit duhet të jenë rezidentë në Itali, të kenë të gjithë anëtarët e familjes të regjistruar në regjistrin e popullsisë dhe një tregues ekonomik familjar

Përzgjedhja u jep përparësi familjeve me të paktën tre anëtarë,
veçanërisht atyre me fëmijë, ndërsa brenda kategorive përkatëse
përparësi kanë familjet me ISEE më të ulët.
Megjithatë, plotësimi i kushteve nuk garanton automatikisht
përfitimin, pasi numri i kartave është i kufizuar dhe përfituesit
caktohen sipas renditjes së përcaktuar nga INPS.
Nga skema përjashtohen familjet që marrin ndihma të tjera të
caktuara shtetërore, përfshirë Assegno di Inclusione, Carta
acquisti dhe përfitime të papunësisë si NASpI dhe DIS-COLL.
Kriteret e publikuara bazohen në vendbanimin, regjistrimin dhe
gjendjen ekonomike të familjes, jo në posedimin e shtetësisë
italiane. Për këtë arsye, edhe familjet nga Kosova që jetojnë
ligjërisht në Itali mund të përfshihen në mesin e përfituesve, nëse
plotësojnë kushtet.
Si mund ta kontrollojnë familjet nëse kanë përfituar?
INPS ka përgatitur listat e përfituesve në bashkëpunim me
komunat, të cilat janë përgjegjëse për publikimin e tyre dhe
njoftimin e familjeve.
Qytetarët mund ta kontrollojnë përfshirjen e tyre në listat e
publikuara nga komuna ku jetojnë, duke përdorur numrin
identifikues të deklaratës ISEE, të njohur si protokolli DSU.
Familjet që përfitojnë për herë të parë mund ta marrin kartën në
zyrat e autorizuara të Poste Italiane, duke paraqitur dokumentin e
identitetit, kodin fiskal dhe informacionet e kërkuara për
tërheqjen e saj.
Ndërkaq, familjet që e kanë marrë këtë ndihmë në vitet e
mëparshme dhe janë përfshirë përsëri në listën e përfituesve nuk
kanë nevojë të tërheqin kartë të re. Shuma prej 500 eurosh u
kreditohet automatikisht në kartën ekzistuese.
Afati i rëndësishëm është 16 dhjetori

Mjetet financiare mund të shpenzohen vetëm për blerjen e
produkteve ushqimore të domosdoshme në dyqanet që pranojnë
këtë mënyrë pagese.
Ndihma nuk mund të përdoret për blerjen e pijeve alkoolike apo
produkteve të tjera jashtë kategorive të përcaktuara nga skema.
Edhe 500 euro të tjera nga prilli 2027
Qeveria italiane ka paraparë që mbështetja të vazhdojë edhe
gjatë vitit të ardhshëm, me një pagesë të dytë prej 500 eurosh
duke filluar nga prilli 2027.
Në këtë mënyrë, përfitimi i planifikuar për dy vitet arrin deri në
1.000 euro për familje.
Sipas rregullave të publikuara, edhe familjet që nuk e kanë
aktivizuar kartën brenda afatit të dhjetorit mund ta marrin
përfitimin e vitit 2027, nëse e aktivizojnë atë brenda periudhës së
përcaktuar për vitin e ardhshëm. Në këtë rast, humbet vetëm
ndihma e vitit 2026.
Të gjitha mjetet e kredituara në kuadër të kësaj skeme duhet të
shpenzohen deri më 10 tetor 2027.