ISH-E DASHURA E KËRCËNON DHE E NDJEK, 28-VJEÇARI NGA GOSTIVARI E DENONCON NË POLICI
Në DPB Gostivar, një 28-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 21:00 në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”, ish-e dashura e tij V.N. e ka sulmuar verbalisht dhe e ka kërcënuar. Sipas denoncimit, ajo edhe më parë në disa raste e ka shqetësuar dhe e ka ndjekur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.