You dont have javascript enabled! Please enable it! Intervistohet femra më të cilën ishte 60 vjeçari që vdiq në motel në Fushë Kosovë

Intervistohet femra më të cilën ishte 60 vjeçari që vdiq në motel në Fushë Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në motelin “Berati” në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në një nga hapësirat e motel-it, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se viktima është Cenë Kadrija.

Rasti është raportuar më 12 maj 2026 rreth orës 13:00, pasi Policia ka pranuar informacion se në motelin “Berati”, që ndodhet në rrugën e Pejës, një person ishte alivanosur dhe në lokacion tashmë kishte dalë edhe ekipi mjekësor.

Sipas informatave, njësia policore ka arritur menjëherë në vendngjarje, ku nga personeli mjekësor është njoftuar se 60-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Sinjali mëson se mjekët nuk kanë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa dyshimet e para janë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Në vendngjarje kanë dalë njësia e hetimeve dhe forenzika, të cilat kanë kryer ekzaminimin e plotë të lokacionit dhe kanë mbledhur provat fillestare lidhur me rastin.

Po ashtu, janë intervistuar edhe dy dëshmitarët, gruaja që e shoqëronte, D.G., rreth 52-vjeçar dhe një person tjetër, të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre lidhur me rrethanat në të cilat ishte gjetur viktima.

Në vijim të zhvillimeve, njësia e hetimeve ka njoftuar edhe Hetimet Rajonale për Krime të Rënda, të cilat kanë udhëzuar vazhdimin e procedurave hetimore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit: “Hetim i vdekjes”.

Hetimet do të vazhdojnë deri në sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të kësaj vdekjeje.