You dont have javascript enabled! Please enable it! Ilaçi kuranor për Ankthin dhe Brengat

Ilaçi kuranor për Ankthin dhe Brengat

Duke ditur se në çfarë sprovash, ofendimesh dhe nënçmimesh po kalonte i Dërguari i Allahut s.a.v.s, Allahu i Madhërishëm duke përshkruar gjendjen shpirtërore të tij thotë: “Ne dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.” (Hixhr, 97)

Ndërsa si dalje nga kjo gjendje shqetësimi dhe ngushtimi të shpirtit, Zoti i Madhërishëm, pejgamberit a.s. i ofron ilaçin dhe daljen nga kjo gjendje duk i thënë: “Andaj, lartësoje Zotin tënd duke e lavdëruar dhe bëhu prej atyre që i përulen Atij duke u falur!. (Hixhr, 98)

Pra, Zoti i Madhërishëm e porosit Muhamedin a.s. e nëpërmjet Tij edhe besimtarët se nëse na kaplon mërzia, ankthi, brengat, duhet ti kthehemi Atij duke e përmendur, madhëruar dhe duke i bërë sexhde. Kjo do të na ndihmojë të qetësojmë shpirtin dhe të ndjejmë kënaqësinë e afrimit me Zotin.

Andaj, kur t’ju ngushtohet gjoksi nga fjalët, ofendimet dhe sprovat, merrni abdes, përmendeni Zotin, lexoni Kuran dhe bëni sa më shumë sexhde (falni namaz)

Nuk është e rastësishme që i Dërguari i Allahut s.a.v.s shpesh i thoshte Bilallit: “Thirre ezanin për namaz që të qetësojmë dhe pushojmë shpirtërat tanë.”

Përshtati: A. D. Islampress