You dont have javascript enabled! Please enable it! I vjen lajmi i madh Kurtit: Urime kryeministër!

I vjen lajmi i madh Kurtit: Urime kryeministër!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letra dhe mesazhe urimi me rastin e formimit të Qeverisë dhe fillimit të mandatit të ri në krye të ekzekutivit.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, në mesin e urimeve të pranuara janë edhe ato nga kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, si dhe nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Urimet vijnë pas zgjedhjes së Qeverisë së re të Kosovës më 13 shtator, kur Kuvendi votoi kabinetin e udhëhequr nga Albin Kurti me 62 vota për

Pas formimit të Qeverisë, Kurti ka pranuar mesazhe urimi edhe nga përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë. Vetëm një ditë pas zgjedhjes së kabinetit, kreu i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, e kishte uruar Kurtin për rizgjedhjen dhe formimin e Qeverisë së re.

Një letër urimi kishte ardhur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili kishte shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve gjatë mandatit të ri

Ndërkohë, më 27 shtator, Kurti ka pranuar edhe një letër nga kongresisti amerikan George Latimer, i cili e ka uruar për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri si kryeministër.

Mesazhet e fundit nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe përfaqësia gjermane i shtohen urimeve që Kurti ka marrë pas fillimit të mandatit të ri qeverisës.