Dalan Alliaj, 36 vjeç, u shua mbrëmjen e djeshme.
Ai u që Ilua përpara banesës së kushëririt të tij, Bertil Alliaj, 32 vjeç. Familjarët e gjetën tru pin dhe e dërguan në spital, por pa shenja jete. Pas ngjarjes, autori u arratis drejt zonës malore të Gjormit, ndërsa policia organizoi një operacion të gjerë kërkimi me përdorimin e dronëve për kapjen e tij.
Rreth orës 01:05 të mëngjesit, pas pesë orësh ndjekjeje, Bertil Alliaj u lokalizua dhe u arrestua nga forcat e rendit.
Para hetuesve, Alliaj është shprehur: “E bera për një arsye të fortë që s’mund ta them tani. Ndoshta në një moment tjetër do të flas, por ende nuk jam gati.”
Bertil Alliaj rezulton person në kërkim prej vitesh dhe i dënuar me 35 vite heqje lirie në rrethana cilësuese dhe mjetmbajtje pa leje, në lidhje me ngjarjen e Çoles në vitin 2015. Menjëherë pas arrestimit, ndaj tij u ekz ekutua vendimi i dënimit të formës së prerë.
Ndërkohë, viktima Dalan Alliaj ishte administrator i kompanisë “Allidagu” në Fier, me aktivitet në fushën e prodhimit dhe tregtisë së ushqimeve, mbarështimit të kafshëve dhe tregtisë së automjeteve. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.