You dont have javascript enabled! Please enable it! I dërgonte në video organin gje nltal. Bie në kurth drejtori i shkollës

I dërgonte në video organin gje nltal. Bie në kurth drejtori i shkollës

Emisioni investigativ “Piranjat” ka publikuar një rast shqetësues që përfshin një drejtor shkolle nga Gjakova, i cili dyshohet për komunikim dhe sjellje të papërshtatshme ndaj një vajze 17-vjeçare.

Sipas materialit të transmetuar nga “Piranjat”, drejtori në fjalë, Nazmi Pnishi, pretendohet se ka zhvilluar biseda të papërshtatshme me të miturën, ndërsa rasti është dokumentuar me kamera të fshehta nga emisioni investigativ.

Në pamjet e publikuara, ai dëgjohet duke thënë:

“Jam i fortë edhe në parti.”

Publikimi i rastit nga “Piranjat” ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë kërkuar trajtim institucional dhe hetim të plotë të pretendimeve.

Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga institucionet arsimore apo organet kompetente lidhur me rastin.

Rastet që përfshijnë të mitur trajtohen me ndjeshmëri të lartë dhe autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat pas publikimit të emisionit.