You dont have javascript enabled! Please enable it! Humb jetën punëtori 26 vjeçar, rrëzohet vinçi në punishte, Ja kush është i riu

Humb jetën punëtori 26 vjeçar, rrëzohet vinçi në punishte, Ja kush është i riu

Një punëtor ka humbur jetën paraditen e sotme në Prizren. Vinçi i rrëzuar në punishte ka zënë një punëtor në vendin e punës.

Lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

‘’Sot, më datë 22.06.2026, rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana në Prizren është dërguar pa shenja jete një person mashkull, rreth 26 vjeç.Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes’’ ka thënë Shaqir Bytyqi – zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

Më tutje është bërë e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Punës.

Punëtori i cili ka humbur jetën paraditen e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës në Prizren, dyshohet se është nga Komuna e Malishevës.

Mediumi lokal RTV Malisheva, raporton se viktima është identifikuar me inicialet V.M., 24 vjeç, dhe dyshohet se është nga fshati Drenoc i Komunës së Malishevës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një punishte, ku një pompë betoni është rrëzuar dhe e ka zënë punëtorin gjatë punës.

Si pasojë e lëndimeve të marra, punëtori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.