You dont have javascript enabled! Please enable it! Godet Daut Haradinaj, publikon foto e mesazhet tronditëse

Godet Daut Haradinaj, publikon foto e mesazhet tronditëse

Zyrtari i Aleancës, Daut Haradinaj, ka publikuar një e-mail në të cilin kryeshefi i Trainkos, Agron Statovci, i shkruan një zyrtari tjetër të kompanisë, për komentin publik të bërë nga punëtori Asdren Ademi për riparimin e disa trenave në Serbi.

Haradinaj ka thënë se ka shumë dëshmi që e vërtetojnë se një gjë e tillë ka ndodhur dhe sipas tij kryeshefi i Trainkos e ka mohur, meq ka mendur se nuk do të dilnin faktet.

Lidhur me këto publikime, Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të flasë.

“ Ka shumë dëshmi që vërtetojnë prezencën e serbëve nga Serbia, në emër të ekspertizës, në Kosovë (Trainkos). Kryeshefi e mohonte, sepse nuk besonte se do t’i dilnin faktet!

Shihni foton dhe emailin!

Fol, Kryeministër!

Çka është kjo?

Pas pak edhe video.”, ka shkruar Haradinaj.