Gjykata Kushtetuese e Kosovës, për FrontOnline, ka bërë të ditur se ka përfunduar afati për dorëzimin e komenteve nga palët e përfshira në dy kërkesa që lidhen me dekretin e Presidentes së vendit.
Sipas njoftimit të Gjykatës, afati i fundit për dorëzimin e komenteve në kërkesën e paraqitur nga Albin Kurti, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, përkitazi me dekretin e Vjosa Osmani ishte 11 mars 2026.
Afati i fundit për dorëzimin e komenteve në kërkesën e dorëzuar nga Kryeministri përkitazi me Dekretin e Presidentes ishte data 11 mars 2026”, thuhet nga GJK.
Ndërkaq, për kërkesën e dorëzuar nga deputetët e Kuvendi i Kosovës, afati për dorëzimin e komenteve ishte përcaktuar 12 mars 2026.
” Ndërsa, në kërkesën e dorëzuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ishte data 12 mars 2026”, shton tutje Gjykata Kushtetuese për FrontOnline.
Gjykata Kushtetuese njoftoi se të dyja kërkesat janë bashkuar në një procedurë të vetme shqyrtimi, për shkak se kanë të bëjnë me të njëjtin objekt të çështjes.
”Që të dy këto kërkesa janë bashkuar nga Gjykata për shkak të objektit të njëjtë të çështjes”, potencuan nga Kushtetuesja.
Sipas procedurave standarde të kësaj gjykate, komentet e dorëzuara nga palët e interesit duhet fillimisht të përkthehen për nevojat e brendshme të institucionit. Pas përfundimit të këtij procesi dhe kompletimit të dosjes së lëndës, pritet të nisë edhe shqyrtimi i saj nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.
”Sipas procedurave standarde dhe si në çdo rast tjetër, komentet e dorëzuara nga palët interesit duhet të përkthehen për nevoja të Gjykatës dhe shqyrtimi i lëndës fillon pas kompletimit të dosjes së lëndës”, u shprehën tutje.
Nga kjo Gjykatë ende nuk është bërë e njohur koha për venidmin lidhur për këtë çështje.
”Gjykata nuk ka bërë të ditur ende se kur mund të merret një vendim për këtë çështje”, u shprehën nga Gjykata Kushtetuese.