You dont have javascript enabled! Please enable it! Gjermania ka nevojë për 120 mijë shoferë kamioni, Ja çka duhet të keni...

Gjermania ka nevojë për 120 mijë shoferë kamioni, Ja çka duhet të keni…

Kodi 95 është një certifikim i nevojshëm për shoferët profesionistë të transportit të mallrave dhe udhëtarëve në Bashkimin Evropian.

Gjermania po përballet me një mungesë serioze të shoferëve të kamionëve, një problem që rrezikon funksionimin normal të zinxhirit të furnizimit në njërën nga ekonomitë më të mëdha të Evropës. Sipas Shoqatës Gjermane të Transportit Rrugor, Logjistikës dhe Asgjësimit të Mbeturinave (BGL), aktualisht mungojnë rreth 120 mijë shoferë kamioni në të gjithë vendin.

Zëdhënësi i BGL-së, Dirk Engelhardt, ka deklaruar për agjencinë “Reuters” se paga mesatare bruto për shoferët e kamionëve në Gjermani është rreth 3,048 euro në muaj. Megjithatë, kjo shumë mbetet më e ulët krahasuar me pagën mesatare bruto të popullsisë, e cila arrin në 4,346 euro.Çdo vit, nga 30 deri në 35 mijë shoferë dalin në pension, ndërsa tregu i punës arrin të sigurojë vetëm 15 deri në 20 mijë zëvendësime të reja. Kjo do të thotë se hendeku po thellohet vazhdimisht.

Situata bëhet edhe më kritike duke pasur parasysh faktin se rreth 80 për qind e mallrave në Gjermani transportohen përmes rrugëve tokësore.“Po dëgjojmë nga shumë kompani transporti se po heqin gjithnjë e më shumë kamionë nga qarkullimi dhe po anulojnë porositë, sepse thjesht nuk kanë shoferë të mjaftueshëm”, ka theksuar Engelhardt. Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe rritjes së kostove të personelit, shumë kompani logjistike po heqin dorë edhe nga pjesëmarrja në tenderë, pasi fitimi i pritshëm nuk mbulon shpenzimet.Shoqata e industrisë nuk pret që teknologjia e drejtimit autonom të zgjidhë këtë problem në një të ardhme të afërt. Edhe pse kamionët autonomë përdorin sensorë, kamera dhe inteligjencë artificiale, shoferët do të mbeten të domosdoshëm si shoqërues dhe përgjegjës për mallrat.

“Ata janë përgjegjës për dorëzimin e ngarkesës sipas ligjit, si dhe për transportin dhe sigurimin e saj. Vetëm njerëzit mund të reagojnë në situata të paparashikuara”, ka shtuar Engelhardt.A nevojitet Kodi 95 për të punuar si shofer kamioni?Po. Kodi 95 është një certifikim i detyrueshëm për shoferët profesionistë të transportit të mallrave dhe udhëtarëve në Bashkimin Evropian. Ai kërkohet për drejtuesit e mjeteve me kategori C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE dhe dëshmon se shoferi ka përfunduar trajnimet e nevojshme sipas direktivave evropiane.Kodi 95 synon rritjen e sigurisë rrugore, përditësimin e njohurive profesionale dhe zhvillimin e përgjegjësisë së shoferëve. Certifikimi është i vlefshëm për 5 vjet dhe rinovohet përmes trajnimeve periodike prej rreth 35 orësh.Si merret Kodi 95?NEW BORN AGENCY me seli në Suharekë është përfaqësues i autorizuar në Republikën e Kosovës⁣ nga institucionet sllovene për kualifikimin e kandidatëve për 𝗞𝗢𝗗𝗜𝗡 𝟵𝟱 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗹𝗹𝗼𝘃𝗲𝗻𝗶 për transportin e udhëtarëve dhe mallërave në kategoritë: 𝗖, 𝗖𝟭, 𝗖𝟭𝗘, 𝗖𝗘, 𝗗, 𝐃𝟏, 𝐃𝟏𝐄 , 𝐃𝐄!⁣NEW BORN AGENCY ju ofron asistencë deri në përfundimin e procesit të kualifikimit për 𝗞𝗢𝗗𝗜𝗡 𝟵𝟱 në Slloveni.⁣⁣𝗗𝗼𝗸𝘂𝗺𝗲𝗻𝘁𝗲𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗿𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶𝗺:⁣
1. Pasaporta,⁣
2. Patentë shoferi.⁣Tel. 𝟬𝟰𝟴 𝟭𝟴𝟰 𝟬𝟬𝟭⁣
Adresa: 𝐑𝐫. “𝐊𝐚𝐝𝐫𝐢 𝐊𝐨𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢”, 𝟐𝟑𝟎𝟎𝟎 𝐒𝐮𝐡𝐚𝐫𝐞𝐤𝒆̈⁣ /Urgjent.com/