You dont have javascript enabled! Please enable it! Gjermani, ndalohet 29-vjeçari shqiptar pas një kontrolli rutinë

Gjermani, ndalohet 29-vjeçari shqiptar pas një kontrolli rutinë

Një 29-vjeçar shqiptar është ndaluar nga Policia Federale gjermane gjatë një kontrolli rutinë pranë Bärenstein, pasi rezultoi se kishte tejkaluar me 63 ditë periudhën e lejuar të qëndrimit pa vizë në Zonën Shengen.

 

Rasti ka ndodhur më 30 gusht 2026, rreth orës 16:50, kur policia kontrolloi një furgon në rrugën B95. Në automjet ndodheshin gjithsej shtatë shtetas shqiptarë, të cilët paraqitën pasaporta të vlefshme.

Gjatë verifikimit të dokumenteve, policët konstatuan se shoferi 29-vjeçar kishte qëndruar 63 ditë më gjatë se afati i lejuar pa vizë dhe nuk posedonte leje qëndrimi. Për shkak të dyshimit për qëndrim të paligjshëm, ai u dërgua në stacionin e Policisë Federale në Schmalzgrube për procedura të mëtejshme.

Sipas njoftimit të autoriteteve gjermane, pas përfundimit të procedurave policore, 29-vjeçari pritet të largohet nga Gjermania përmes Aeroportit të Berlinit dhe të kthehet në vendin e tij. Rasti ishte pjesë e një sërë kontrollesh të zhvilluara gjatë fundjavës nga Policia Federale në zonën e Chemnitzit, ku u evidentuan edhe raste të tjera që lidhen me qëndrimin e paligjshëm dhe ekzekutimin e urdhërarresteve. /Urgjent.com/