You dont have javascript enabled! Please enable it! GJERMANI/ Ja vendimi që pritet të merret për Lejet e Vozitjes atje...

GJERMANI/ Ja vendimi që pritet të merret për Lejet e Vozitjes atje…

Çmimet e larta për patentën në Gjermani nën shqyrtim

Kostoja për marrjen e patentës së shoferit në Gjermani po shihet si tepër e lartë ne aspekt Financiar dhe monetar, dhe Ministri Federal i Transportit, Patrick Schnieder, ka paralajmëruar ndërhyrje për ta ulur atë. Ai ka bërë të ditur se do të thërrasë një takim me ministrat e landeve përgjegjës për transportin dhe me përfaqësues të shoqatave profesionale, për të diskutuar mënyra konkrete për uljen e shpenzimeve. Planet e tij pritet të prezantohen zyrtarisht gjatë ditës së sotme.

Masat e mundshme për uljen e kostove përfshijnë:

  • Zbritje në çmimin e karburantit për autoshkollat
  • Reduktim të qirave dhe shpenzimeve të stafit
  • Rishikim të tarifave për provimet dhe orët praktike

Aktualisht, marrja e patentës në Gjermani kushton mes 2,500 euro dhe 3,500 euro. Sipas ADAC, shumë kandidatë paguajnë deri në 4,500 euro, varësisht nga numri i orëve të mësimit dhe rezultatet në provime.

Vetëm vitin e kaluar, çmimet u rritën me 5.8%, ndërsa 45% e kandidatëve dështuan në provimin teorik dhe 37% në atë praktik.

“4,000 euro për një patentë janë shumë për familjet me fëmijë,” tha Schnieder, duke theksuar nevojën për ta bërë këtë proces më të përballueshëm financiarisht.