You dont have javascript enabled! Please enable it! GJERMANI/ Furgonit shqiptar i shpërthen goma në Gjermani, raportohet për disa të plagosur

GJERMANI/ Furgonit shqiptar i shpërthen goma në Gjermani, raportohet për disa të plagosur

Furgonit shqiptar i shpërthen goma në Gjermani, raportohet për disa të pI agosur

Një aksident i rëndë u shënua në autostradën A8 në Gjermani, në drejtim të Mynihut.

Një furgon nga Shqipëria po udhëtonte në korsinë e mesit kur i shpërtheu goma.

Furgoni VË devijoi djathtas dhe u përplas me një tjetër furgon Fiat.

Nga aksidenti mbetën të plagosur pesë persona, dy në furgonin shqiptar dhe tre në furgonin Fiat.

Të plagosurit nuk kanë marrë plagë të rënda.

Policia përllogarit se dëmi i shkaktuar nga aksidenti shkon në rreth 40 mijë euro./SYRI.net