Gjermani, dy grave shqiptare u refuzohet hyrja në aeroportin e Memmingenit
Dy shtetase të Shqipërisë, të cilat kishin udhëtuar me aeroplan nga Tirana drejt Gjermanisë, janë kthyer në vendin e tyre pasi policia kufitare gjermane nuk ua ka lejuar hyrjen.
Rasti ka ndodhur të premten, më 16 tetor, në aeroportin e Memmingenit, në Bavari, gjatë kontrollit të pasagjerëve që mbërrinin nga jashtë zonës Shengen. Sipas Policisë Kufitare të Memmingenit, dy shqiptaret nuk kanë arritur të japin një shpjegim bindës për qëllimin e udhëtimit dhe qëndrimit të tyre në Gjermani.
Gjatë kontrollit, ato kanë dhënë deklarata kundërthënëse, duke ngritur dyshime te zyrtarët policorë lidhur me arsyet e vizitës. Për këtë arsye, policia ka vendosur t’ua refuzojë hyrjen në territorin gjerman dhe të dyja janë detyruar të kthehen në Shqipëri.Dy shqiptaret ishin në mesin e tetë udhëtarëve të cilëve iu refuzua hyrja në Gjermani gjatë së njëjtës ditë në aeroportin e Memmingenit. Policia Kufitare e Memmingenit ka konfirmuar se iu refuzua hyrja për shkak të mosplotësimit të kushteve përkatëse. /Urgjent.com/