Gjermani, 65-vjeçarja shqiptare ndalohet në aeroport, Ja cka ndodhi…
Një 65-vjeçare shqiptare është ndaluar gjatë kontrollit të daljes në Aeroportin e Memmingenit, pasi kishte tejkaluar afatin e lejuar të qëndrimit pa vizë në Gjermani.
Sipas Policisë Kufitare të Memmingenit, gruaja po përgatitej të udhëtonte nga Gjermania drejt Tiranës, kur gjatë kontrollit u konstatua se kishte qëndruar më gjatë se afati i lejuar.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ajo kishte kaluar gjithsej 101 ditë në Gjermani, duke tejkaluar kufirin prej 90 ditësh të qëndrimit pa vizë.
Ndaj 65-vjeçares janë iniciuar procedura penale për qëndrim të paligjshëm pa leje qëndrimi.
Pas përfundimit të procedurave, policia ka mundësuar largimin e saj nga Gjermania dhe udhëtimin drejt Shqipërisë. /Urgjent.com/