You dont have javascript enabled! Please enable it! Gjermani, 5 euro në xhep dhe rroba pune në valixhe, 37-vjeçarin nga Kosova e gjen Belaja në Gjermani

Gjermani, 5 euro në xhep dhe rroba pune në valixhe, 37-vjeçarin nga Kosova e gjen Belaja në Gjermani

Rasti është konfirmuar në njoftimin e Policisë Federale të Mynihut për kontrollet e zhvilluara më 7 tetor, ku autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se gjatë asaj dite janë ndaluar gjithsej 12 persona që nuk i plotësonin kushtet për hyrje në Gjermani.

Në mesin e tyre ishin edhe tre shtetas të Kosovës, të cilët sipas policisë udhëtonin të pavarur nga njëri-tjetri në të njëjtin autobus.Një 37-vjeçar posedonte leje qëndrimi italiane, por dokumenti i kishte skaduar që në janar të vitit 2026. Një tjetër kosovar, 30 vjeç, paraqiti një leje qëndrimi gjermane, e cila kishte humbur vlefshmërinë në prill të vitit 2025.

Por vëmendjen e zyrtarëve kufitarë e tërhoqi veçanërisht rasti i kosovarit tjetër 37-vjeçar.Ai u kishte deklaruar policëve se synonte të qëndronte vetëm dy ditë në Gjermani. Megjithatë, gjatë kontrollit autoritetet konstatuan se ai kishte me vete vetëm pesë euro para të gatshme, ndërsa në valixhen e tij ndodheshin rroba pune.

Këto rrethana ngritën dyshime te policia lidhur me qëllimin real të qëndrimit të tij në Gjermani dhe nëse ai i plotësonte kushtet ligjore për hyrje si vizitor afatshkurtër.Policia Federale bëri të ditur se ndaj të tre kosovarëve janë iniciuar procedurat përkatëse penale dhe, pas përfundimit të veprimeve policore, atyre iu refuzua hyrja në Gjermani.Në të njëjtin autobus ndodhej edhe një shtetas irakian 49-vjeçar me dokumente italiane refugjati. Sipas policisë, hetimet treguan se ai synonte qëndrim të përhershëm në Gjermani, ndaj edhe ai u kthye në Austri pas përfundimit të procedurave.Kontrollet e 7 tetorit ishin pjesë e një operacioni më të gjerë kufitar në zonën e Lindaut. Policia Federale kontrolloi dy autobusë ndërkombëtarë, një automjet dhe udhëtarë në stacionin hekurudhor Lindau-Reutin, duke ndaluar gjithsej 12 persona për probleme të ndryshme me dokumentet ose kushtet e hyrjes. /Urgjent.com/