You dont have javascript enabled! Please enable it! Gjermani, 24-vjeçari Shqiptar bie nga Skelet

Gjermani, 24-vjeçari Shqiptar bie nga Skelet

Gjermani, 24-vjeçari nga Kosova bie nga skela, dërgohet me helikopter në spital

Një 24-vjeçar nga Kosova është lënduar gjatë një aksidenti në vendin e punës në Bavari të Gjermanisë, pasi platforma e skelës ku po punonte u shkëput papritur, duke bërë që ai të rrëzohej nga lartësia e katit të dytë.

Sipas njoftimit të Policisë së Dinkelsbühlit, aksidenti ka ndodhur të shtunën, më 24 tetor, gjatë punimeve në fasadën e një ndërtese të re në Wilburgstetten, në rrethin Ansbach.

I riu kosovar ishte duke punuar në skelë së bashku me një koleg, kur njëra nga platformat u shkëput dhe ai ra në tokë. Nga përplasja, 24-vjeçari ka pësuar lëndime në ballë dhe në kanalin e veshit, ndërsa për një kohë të shkurtër ka humbur edhe vetëdijen.

Kolegu i tij, i cili në momentin e aksidentit ndodhej në anën tjetër të ndërtesës, nuk e kishte parë rrëzimin, ndërsa kishte dëgjuar zhurmën e shkaktuar nga përplasja. Pas aksidentit, në vendngjarje janë thirrur ekipet e emergjencës. Për shkak të lëndimit në vesh, është vendosur që i riu të transportohej me helikopter drejt Spitalit Universitar në Augsburg për trajtim të mëtejshëm.

Sipas policisë gjermane, mjeku i emergjencës ka konstatuar se 24-vjeçari nuk ndodhej në rrezik për jetën. /Urgjent.com/