You dont have javascript enabled! Please enable it! Gjendet dhëndri dhe i ndodh e papritura pasi që U mori jetën 2 vëllezërve te gruas –

Gjendet dhëndri dhe i ndodh e papritura pasi që U mori jetën 2 vëllezërve te gruas –

Pas një kërkimi intensiv që zgjati gjithë natën, Policia e Kosovës ka arrestuar autorin e dyshuar për ngjajrne e dyfishtë që tronditi dje Malishevën.

Bëhet fjalë për Astrit Isufin, i cili akuzohet se ek zek utoi vëllezërit Naim dhe Driton Morina, në derë të shtëpisë së tyre, ndërkohë që familja ndodhej në ditë zie për humbjen e babait.

Sipas Policisë, arrestimi është bërë sot në mëngjes, rreth orës 06:30, ndërsa i dyshuari është gjetur i pI ag osur dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

“Po sot, rreth orës 06:30, është arrestuar i dyshuari. Ai ka qenë i plagosur, pas ndihmës së parë që i është dhënë, është dërguar për trajtim në QKUK,” – deklaroi drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

Nga të dhënat paraprake, ende nuk dihet se si është plagosur Astrit Isufi. Hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse ai ka tentuar të vetëflijohet pas ngjarjes.

Në deklaratën zyrtare, Prokuroria Themelore e Gjakovës konfirmoi arrestimin:

“Lidhur me rastin e së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.”

Krimi ndodhi të enjten paradite, rreth orës 11:00. Sipas familjarëve, Astriti qëIIoi dy vëllezërit e gruas së tij para syve të njerëzve, pak ditë pas varrimit të babait të tyre.

“Familja ende ishte duke pritur njerëz për ngushëllim. Ai u kthye dhe i … para syve tanë. Edhe babën e kishim v ar rosë para pak ditësh,” – tregoi një i afërm i familjes për mediat.

Ky është një ndër rastet më tronditëse të ditëve të fundit në Kosovë, që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.