Çegrani i Gostivarit është një ndër fshatrat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut. Dikur kishte 10.000 banorë, kurse aktualisht janë mbi 3.000 banorë që jetojnë në këtë vendbanim.
Fshati Çegran i njohur si fshati me territorin më të madh në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tanimë numëron vetëm mbi 3 mijë banorë, prej gjithsejt 10 mijë banorëve që numëronte deri në vitet e fundit.
Çegrani kufizohet me Fshatin Forinë, Vollkovi, në pjesën e sipërme me fshatin Koritë mali i thatë dhe Tumçevisht.
Si pjesë e Komunës së Gostivarit Çegrani është momentalisht fshati më i madh në Maqedoninë e Veriut Në Çegran kalon lumi Vardar, lum ky i cili buron në Fshatin Vërtok dhe kalon në mes të qytetit të Shkupit dhe derdhet në detin Egje.
Traditat dhe zakonet ne Çegran edhe sot e kesaj dite kan rol dhe rendesi te madhe ne shoqeri. Edhe pse gjeneratat e reja modernizohen, akoma gjenerata e re eshte e fokusuar ne kulturat dhe traditat e vjetra, ku gjithashtu edhe e mbajnë gjallë shoqerinë. Shoqëria Kulturore Artistike Jahi Hasani
Në Çegran egzistojn disa klube sportive një nder më aktiv është klubi fudbolistik KF Arsimi i cili eshte formuar ne vitin 1973 nga arsimtaret e Çegranit nga edhe vjen emri Arsimi Gjithashtu egziston edhe Xhudo klubi Çegran.
ga viti 18.XII. 1996 dhe deri në vitin 2004 Çegrani ka qenë Komunë në veti me tre fshatrat : Forinën, Koritën dhe Tumçevishtin. Por me ndrishimin e ligjit për ndarje teritoriale Çegrani ju bashkangjit Komunës së Gostivarit.
Çegrani sikurse shumë fshatra tjera po përjeton fatin e largimit masiv drejt perëndimit kryesisht nga të rinjtë. Banorët për tv Klan thonë se këtu kanë mbetur vetëm pleqtë.
Ato, jetë duan ato, duan të jetojnë, të përparojnë, të më ruajnë mua, jo. Pleqët kanë mbet krejt kështu tek, kush ka grue e kush s’ka. 12-13 mijë banorë, sot ka 3 mijë banorë n’Çegran, në fshatin më të madh në Ish-Jugosllavi, a tash s’kanë ngel as tre mijë.
Krejt kanë shkuar, të rinjtë na kanë shku, për atë shkak krejt pleqët kajnë ngelur vet.
Edhe Çegrani i vuan pasojat e emigrimit masiv të të rinjëve drejt një jetë më të mirë për në perëndim. Mendoj se ndoshta, nëse e bëjmë kështu me një lloj përqindje, ndoshta diku 60-40 është 60% në kurbet ose jashtë, 40 % këtu.