You dont have javascript enabled! Please enable it! Fenomen shqetsues në Gostivar, mbi 100 divorce në vitin 2025! Ja numri i sakte edhe i viteve tjera...

Fenomen shqetsues në Gostivar, mbi 100 divorce në vitin 2025! Ja numri i sakte edhe i viteve tjera…

Në vitin 2025, në territorin e Komunës së Gostivarit numri i divorceve në Gostivar është në rritje. Vitin e kaluar janë regjistruar 120 divorce – një rritje e ndjeshme krahasuar me 96 divorce në vitin 2024 dhe 75 divroce në vitin 2023, ne vitin 2022 86 divorce.

Në nivel kombëtar, sipas Entit Shtetëror të Statistikave, gjatë vitit 2025 në Maqedoni janë lidhur 10,507 martesa, që paraqet një rënie prej 5.1% krahasuar me vitin paraprak. Numri më i madh i martesave është regjistruar në muajin gusht (1,362), duke përbërë 13% të totalit. Në anën tjetër, muaji mars ka shënuar numrin më të vogël të martesave, me 473 të regjistruara – që përfaqëson 4.5% të totalit.

Shumica e qytetarëve hyjnë në martesë për herë të parë. Martesat e para përbëjnë 92.8% të të gjitha martesave te gratë dhe 92.1% te burrat. Burrat hyjnë më shpesh në martesën e dytë dhe të tretë: martesat e dyta përbëjnë 7.1%, ndërsa martesat e treta 0.8% të numrit të përgjithshëm të martesave të lidhura. Mosha mesatare në momentin e martesës së parë është 27.5 vjet për nuset dhe 30.2 vjet për dhëndrët. Sa i përket moshës, numri më i madh i martesave është regjistruar te personat e moshës 25 deri në 29 vjeç. Në këtë grup-moshë, janë regjistruar 3,448 martesa te gratë (32.8%) dhe 3,750 te burrat (35.7%). Sa u përket divorceve në nivel kombëtar, numri më i lartë u regjistrua te individët e moshës 35 deri në 39 vjeç. Për sa i përket kohëzgjatjes së martesës, numri më i madh i divorceve — 478, ose 21,9% — ndodhi midis pesë dhe nëntë vjet pas lidhjes së martesës.